Ky është lëshimi i katërt i një raketëmbajtëse të tillë nga kozmodromi "Plesetsk" për vitin 2013.

"Rokot" u krijua në bazë të raketës balistike ndërkontinentale "RS-18", e cila po hiqet nga arsenali i armatimeve. Raketëmbajtësja "Rokot" dhe blloku përforcues i vrullit "Briz-KM" janë projektuar dhe konstruktuar në Qendrën me emër Hruniçev (Khrunichev).