Në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" George Galloway tha si vijon:

"Presidenti Putin është padyshim Njeriu i Vitit. Unë nuk shoh asnjë argument që mund t’i kundërvihet dhënies së këtij titulli atij. Së pari, Putini vendosi pikën logjike në çështjen e Snowden. Së dyti, Presidenti rus ka kapur me shumë zotësi momentin e duhur për parandalimin e gjakderdhjes në Siri".

George Galloway beson gjithashtu se Presidenti Putin dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shpëtuan botën nga katastrofa.

"Në qoftë se zoti Putin nuk e meriton për këtë çmimin Nobel për Paqe, unë nuk e di atëhere se për çfarë veprimi mund të jepet në përgjithësi ky çmim", - tha George Galloway. "Ndoshta për shpërthimin e luftës dhe mbjelljes së kaosit në të gjithë botën, ashtu siç bën Barack Obama".