Për të njëjtën arsye dha dorëheqjen Ministri i Ekonomisë, Zafer Caglayan, i biri i të cilit është gjithashtu një nga të pandehurit në skandalin e korrupsionit.

Më parë në Stamboll janë arrestuar për marrje ryshfeti prej më shumë se 50 zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, duke përfshirë edhe tre bijtë e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në sfondin e këtij skandali opozita i bëri thirrje Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) të japë dorëheqjen.