Dy sulmuesit i bllokuan rrugën mjetit të transportit të markës Mercedes, në të cilin po transportohej një parti e madhe çorapesh në pronësi të një sipërmarrësi nga Vjetnami. Shoferin pas disa kilometrash e zbritën në mes të rrugës, duke i marrë atij telefonin celular.

Më vonë makina e vjedhur u gjet në lindje të Moskës, por tashmë pa mallin që transportonte. Në lidhje me këtë fakt është ngritur çështje penale.