"Shumicës së diplomatëve rusë i inkriminohet nga ana e agjencive amerikane të zbatimit të ligjit nënvlerësimi i qëllimshëm i të ardhurave, dhe si dëshmi faktike paraqiten të dhënat e marra nga kapja, survejimi i transfertave bankare", - tha Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov (Sergei Ryabkov) në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

"Autoritetet e SHBA-së kanë shkelur me këtë disa dispozita të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, si dhe thjesht rregullat e zakonshme të mirësjelljes diplomatike Dhe kjo pa përmendur standardet ligjore ndërkombëtare", - saktësoi zyrtari i lartë.