"Më 21 dhjetor terroristë të armatosur kryen një sulm në shkallë të gjerë mbi një nga objektet në pjesën qendrore të Sirisë, por autoritetet u kanë bërë rezistencë atyre dhe, si përfundim, sulmi i iniciuar dështoi", - deklaroi burimi.

Sulmi i dytë u ndërmorr në provincën e Damaskut. Në mesin e sulmuesve ishin militantët e grupimit "Fronti Al-Nusra" dhe organizatës "Ushtria e Islamit", thekson Agjencia SANA. Sulmi u arrit të zmbrapset si përfundim. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë katër ushtarakë dhe 28 të tjerë u plagosën.