"Aktualisht ne ndodhemi mu në prag të fillimit të nxjerrjes nga Siria të substancave toksike luftarake për asgjësimin e tyre të mëtutjeshëm. Kontributi i Federatës Ruse në këtë proces është me të vërtetë impresionues. Ne kemi dërguar në Siri tashmë 75 kamionë me forcat e aviacionit transportues ushtarak rus. Ne kemi akorduar mjete financiare në vlerë prej 2 milion $. Në ditët e afërta këto mjete do t’i transferohen OKB-së", - tha Sergei Rjabkov.

Ai njoftoi gjithashtu se më 27 dhjetor në Moskë do të organizohet takimi i ekspertëve ndërkombëtarë për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.