Numri i orthodhoksëve për 11 vjet është rritur me 18%. Në qoftë se në vitin 2002 50% e të anketuarve deklaruan se e konsiderojnë veten orthodhoksë, në vitin 2013 numri i tyre është rritur deri në 68%. Numri i besimtarëve myslimanë gjatë kësaj periudhe është rritur nga 4% deri në 7%.

Numri i respodentëve, të cilët e quajnë veten ateistë, ka rënë nga 32% deri në 19%.

Gjithashtu është rritur numri i njerëzve që marrin pjesë rregullisht në shërbesat kishtare. Çdo muaj marrin pjesë në shërbesat kishtare 6% e të anketuarve, ndërsa disa herë në vit në shërbesat festive kishtare vijnë 17% e të anketuarve.