Viktima të motit të keq në vend janë bërë katër vetë. Dy prej tyre u mbytën në lumë, ndërsa dy të tjerët gjetën vdekjen në aksidente automobilistike të shkaktuara prej kushteve të vështira meteorologjike.

Përveç kësaj, stuhia çoi në ndërprerje kohëgjata të transportit rrugor. Janë anuluar disa lundrime të trageteve. Komunikimi hekurudhor në jug të vendit u ndërpre pjesërisht. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë çuar gjithashtu në vonesa në punën e aeroporteve.

Stuhia goditi rëndë edhe veriun e Francës. Aty nga mëngjesi i 24 dhjetorit rreth 240.000 shtëpi atje mbetën pa energji elektrike atje.