Burime të ndryshme njoftojnë se shpërthime mund të ketë pasur disa. Sipas të dhënave të policisë, pranë ndërtesës shpërtheu një makinë bombë.

Pas përmbysjes prej ushtarakëve të qeverisë së Presidentit Mohammed Mursi, në korrik të këtij viti, në Egjipt janë shpeshtuar në mënyrë të ndjeshme sulmet mbi oficerët e zbatimit të ligjit.