Aktualisht grupi në fjalë përbëhet nga kryqëzori raketor bërthamor "Pjetri i Madh" (russ. "Петр Великий"), anija patrulluese (fregata) "Smetlivij" (russ. "Сметливый") dhe katër anije të mëdha desanti - "Jamal", "Filçenkov", "Pobeditel", "Aleksandër Shabalin" (russ. "Ямал", "Фильченков", "Победитель", "Александр Шабалин").

"Vendimi për caktimin e anijeve me qëllim të plotësimit të detyrës së veçantë do të merret suplementarisht, duke u nisur nga situata operacionale në Detin Mesdhe", - tha Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm.