Kjo deklaratë është bërë nga Hazem Al Beblawi disa orë pas sulmit terrorist, i cili ndodhi në qytetin e Mansoura, ku në afërsi të departamentit të policisë shpërtheu një makinë bombë. Si rezultat i sulmit terrorist në fjalë u vranë 14 vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Shumica e viktimave të sulmit terrorist në Mansour ishin efektivë të policisë.

Në shtator të vitit 2013 aktiviteti i "Vëllazërisë Myslimane" u ndalua me vendim të gjykatës. Autoritetet i kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur anëtarët e kësaj lëvizjeje për ndërmarrjen e sulmeve gjakatare ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit.