Si rezultat i kësaj marrëveshjeje "Gazprom" do të rrisë deri në 100% aksionet e veta në sipërmarrjet e përbashkëta për tregtimin dhe magazinimin e gazit në Evropë Wingas, Wieh dhe Wiee, si dhe do të marrë 50% të aksioneve në kompaninë Winz, e cila merret me eksplorimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Detin e Veriut.

Wintershall, nga ana e vet, do të përfitojë 25.01% të pjesëmarrjes ekonomike në projektin e destinuar për zhvillimin e sektorëve 4A dhe 5A të zonës Açimov të vendburimit të madh të naftës dhe gazit kondensat Urengoj.

Marrëveshja në fjalë u miratua më 4 dhjetor nga Komisioni Evropian.