"Marrëveshja u përfundua të premten, ndërsa transferimi përfundimtar i fondeve, sipas vlerësimeve tona, do bëhet të martën," - tha Ministri Silluanov.

Në takimin e Komisionit Ndërshtetëror ruso-ukrainase të 17 dhjetorit u morr vendimi mbi uljen e çmimit të gazit rus për Ukrainën deri në 268.5 $ për 1000 metra kub si dhe blerja nga Rusia e eurobondeve ukrainase me një shumë prej 15 miliardë $.