Një vendim i tillë është marrë nga Instituti i Arbitrazhit në Holandë. Tiffany & Co do të paguajë gjithashtu edhe shpenzimet gjyqësore me shumë prej 9 milionë $.

Në vitin 2011 Swatch Group ndërpreu kontratën e bashkëpunimit me Tiffany & Co, duke e akuzuar kompaninë për bllokimin sistematik të biznesit të përbashkët, dhe nëpërmjet gjykatës kërkoi kompensimin përkatës. Në vitin 2012 Tiffany & Co ka paraqitur kundërpadinë ndaj Swatch për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Group Swatch zotëron markat e orave Breguet, Blancpain, Omega, Longines, Rado, Tissot, Certina, Mido, Swatch dhe të tjera.