"Nga 15-22 dhjetor u vranë 301 vetë, duke përfshirë 87 fëmijë, 30 gra dhe 30 rebelë", - njoftoi Këshilli Mbikëqyrës sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili në deklaratat e veta bazohet në rrjetin e aktivistëve të tij në Siri si dhe në pohimet e dëshmitarëve okularë.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i konfliktit në Siri janë vranë më shumë se 100.000 njerëz.