Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, vëllimi i ujit në liqenin subglacial, me madhësinë e territorit të Irlandës, është rreth 140 miliardë tonë.

Intensiteti i shkrirjes së mbulesës së akull të Groenlandës ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë këtyre viteve të fundit, duke arritur kulminacionin e vet në vitin 2012. Shkencëtarët vrisnin mendjen se ku shkon i gjithë ky ujë, pasi vërehej një mospërkimi i dukshëm i nivelit të Oqeanit Botëror me modelet teorike, të cilat parashikonin një rritje shumë më intensive të nivelit të detit.