Në votim morrën pjesë vetëm përfaqësuesit e Partisë Republikane në pushtet, të cilët përbëjnë shumicën parlamentare.

Opozita parlamentare bojkotoi procesin e votimit dhe deklaroi se e quan të pavlefshëm ratifikimin e marrëveshjeve të gazit. Përpara godinës së Parlamentit armen po zhvillohet një aksion proteste. Opozita beson se marrëveshjet e arritura më 2 dhjetor, gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Erevan, vënë nën pikëpyetje pavarësinë e vendit.