"Aleksandër Nevskij" (russ. "Александр Невский") u bë nëndetësja e dytë e projektit "Borei", e cila u pranua tani në Flotën Ushtarake Detare të Rusisë pas përfundimit të periudhës së testimeve. Sipas planeve të FUD, nëndetëset strategjike të këtij projekti duhet të bëhen baza e Forcave Bërthamore Detare të destinacionit strategjik të Rusisë pas vitit 2018.

Nëndetësja e tretë e Projektit "Borei" - "Vladimir Monomah" (russ. "Владимир Мономах") është në testim e sipër tani dhe, sipas planit, duhet të pranohet në përbërjen e Flotës deri në vitin 2014. Kurse submarina e katërt - "Kniaz Vladimir" (russ. "Князь Владимир") është duke u ndërtuar.