Për këtë, me referim tek deklarata e Kryeministrit të vendit, e bërë në mitingun e mbështetësve të "Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim" të kryesuar prej tij, njofton botimi "Hürriyet Daily News".

Në fjalimin e vet Erdogan i ka quajtur spiunë dhe tradhtarë të gjithë ata që iniciuan arrestimet dhe ndalimet e zyrtarëve turq dhe bijve të dy ministrave. Sipas fjalëve të Kryeministrit, operacioni anti-korrupsion i shërbimeve speciale është në të vërtetë një konspiracion (komplot) ndërkombëtar.