Në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" politikani ka deklaruar se Britania e Madhe "i është shitur me gjithë çka SHBA-së, si prostitutë". Sipas fjalëve të tij, Qendra e Komunikimit Qeveritar kryen për NSA-në amerikane gjithë punët e pista dhe të paligjshme.

"Neve na paguajnë 120 milionë £ në vit për krime kundër bashkësisë ndërkombëtare, për atë që ne përgjojmë bisedat telefonike në të gjithë Evropën. E imagjinoni dot, vetëm 120 milionë stërlina në vit! A nuk është vallë një çmim si fort i lirë ky?", - tha George Galloway.