Për zgjidhjen e problemit, sipas mendimit të shkencëtarit, mund të ndihmonte krijimi i një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme.

"Në dhjetor të vitit të kaluar ishte planifikuar mbajtja e konferencës në Helsinki, me qëllim të avancimit përpara në përputhje me këtë propozim. Izraeli deklaroi atëhere se ai nuk do të marrë pjesë në të. Irani njoftoi se ai do të marrë pjesë pa kurrfarë parakushtesh, ndërsa disa ditë më vonë Presidenti Barack Obama e anuloi fare mbajtjen e këtij forumi... BE-ja, Rusia dhe, mbi të gjitha, shtetet arabe janë duke u përpjekur intensivisht për të arritur me çdo kusht rifillimin e konferencës. Por për sa kohë që SHBA-ja nuk do të jetë e gatshme të marrë pjesë aktivisht në të, asgjë nuk do të arrihet", - tha Noam Chomsky.