"Ulja e vlerësimit pasqyron rënien e aftësisë kreditore të 28 shteteve të BE-së në tërësi. Gjendja në sistemin financiar të BE-së po ndërlikohet, lidhjet reciproke të vendeve anëtare të BE-së janë dobësuar", - shpjegojnë ekonomistët e S & P.

Sipas gjendjes së dhjetorit të vitit 2013, shuma e borxheve të papaguara në BE arriti deri në 56 miliardë €, kurse treguesi mesatar i afatit të shlyerjes së kredive të marra do të rritet deri në 19.5 vjet - nga 12.5 vjetët e parashikuar më parë. 80% e kredive të pashlyera i bien për pjesë Portugalisë dhe Irlandës.