Ai nuk tha asgjë në lidhje me zhvillimin e procedurës së lirimit të Hodorkovskit dhe se për ku është drejtuar ai tani.

Mihaill Hodorkovskij u lirua pas hyrjes në fuqi të dekretit të faljes të nënshkruar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Pas hekurave sipërmarrësi kaloi plot 10 vjet. Afati i dënimit të tij me burgim përfundonte në gusht të vitit 2014.

Në kohën e arrestimit të tij në vitin 2003 Mihaill Hodorkovskij ishte një nga njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohej në 15 miliardë $.