"Asnjë propozim të kësaj natyre unë nuk i kam bërë atij. Mua më pyetën se si do të reagoja unë nëse Hodorkovskij do të më drejtohej me kërkesën për të punuar në grupin tuaj. Unë iu përgjigja se do të isha e lumtur nëse ai do ta bëjë këtë. Por unë mendoj se atij do t’i gjendet shumë shpejt vendi i punës", - tha Ljudmilla Aleksejeva.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se ai kishte marrë një kërkesë për falje nga Mihaill Hodorkovskij dhe se shumë shpejt ai do të nënshkruajë dekretin përkatës.