"Gazprom" është pararoja e Rusisë në Arktik. Vitin e kaluar ne kemi nënshtruar Gadidshullin e Jamalit, duke krijuar në steré në gjerësitë gjeografike të Arktikut një qendër të re të prodhimit të gazit që nuk ka analoge në botë. Kurse sot u bëmë pionierë të përvetësimit të shelfit Arktik rus. Nuk ka asnjë dyshim, "Gazprom" do të vazhdojë avancimin e vet në Arktik", - deklaroi Kreu i "Gazprom" Aleksei Miller.

Rezervat e llogaritura të naftës në vendburimin Prirazllomnoje arrijnë deri në 72 milionë ton, ndërsa niveli i planifikuar i prodhimit të lëndës hidrokarbure pas vitit 2020 do të përbëjë rreth 6 milion ton në vit.