Presidenti shpjegoi arsyen e uljes së çmimeve të gazit për Ukrainën, foli për situatën ekonomike në vend, mbi amnistinë si dhe problemet aktuale ndërkombëtare.

Kryetari i shtetit mbajti sot këtë konferencë të madhe për shtyp mbi rezultatet e vitit tashmë për herë të 9-të.

"Ne sigurisht preokupohemi për gjendjen e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit", - tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

"Në disa vende të BE-së deri tani ekziston një nocion i tillë si "jo-shtetas", - njeri i privuar nga të drejtat dhe liritë. Ne besojmë se kjo nuk është aspak normale dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të drejta të barabarta", - theksoi Putin. "Kjo vlen për të gjitha shtetet, por nuk do të thotë aspak se ne do të vringëllojmë shpatën dhe të fusim trupat tona kudo qoftë", - deklaroi Presidenti.

"Gjithashtu, as që mund të bëhet fare fjalë mbi hyrjen e trupave ruse në Ukrainë", - tha Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se sanksionet e reja kundër Iranit, të deklaruara prej Kongresit të SHBA-së, janë kundërproduktive. Për këtë ai deklaroi gjatë konferencës së madhe për shtyp të enjten në Moskë.

"Asgjë të mirë, për nga pikëpamja e karakterit përfundimtar të marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit, kjo nuk do të sjellë", - vuri në dukje Putin.

"Popullit iranian, shtetit iranian duhet t’i jepet mundësia për të zhvilluar teknologjitë e veta të larta, ndër të tjera edhe në sferën bërthamore të natyrës paqësore", - tha Presidenti rus.

Përveç kësaj, Kryetari i shtetit tregoi se do të përfitojë nga ftesa e Teheranit për të vizituar Iranin, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Protestat në Kiev u shkaktuan prej luftës së brendshme politike në Ukrainë dhe jo nga çështja të nënshkruhet apo të mos nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në, deklaroi Presidenti Vladimir Putin në konferencën e madhe për shtyp sot në Moskë.

Sipas fjalëve të tij, "ata, që aktualisht promovojnë në mënyrë aktive idetë e lidhura me nënshkrimin e Marrëveshjes me BE-në, jo shumë kohë më parë kanë qenë vetë në pushtet në Ukrainë. Përse vallë nuk e kanë bërë këtë gjë ata që luftojnë tani për këtë "kauzë" - tha Presidenti.

Putin theksoi se "në çdo rast, Rusia do të bashkëpunojë me Ukrainën në atë format dhe vëllim që do të jetë i pranueshëm për popullin ukrainas".

"Qëndrimi im ndaj ndaj atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e natyrës është tërësisht pozitiv, por është krejtësisht e papranueshme që kjo të shfrytëzohet si burim piari (PR, Public Relations)", - tha Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me qëndrimin e tij personal ndaj aktivistëve të "Greenpeace" në konferencën e madhe për shtyp të së enjtes.

Presidenti shtoi gjithashtu se ai shpreson për të ndërtuar me "Greenpeace" një punë të frytshme të përbashkët.

"Përsa i përket zhurmës e bujës rreth anijes "Arctic Sunrise", nuk e kam ngritur unë atë. Atë e ngritën mediat me iniciativën dhe nxitjen e atyre që shkelën ligjin", - tha Presidenti. "Nuk përjashtohet mundësia që aktivistët e "Arctic Sunrise" të kenë marrë porosi (urdhër) për të minuar punën e eksplorimit nga Rusia të shelfit të saj Arktik. Për ne kjo është një çështje mjaft serioze", - tha Putin.

 

"Qëndrimi im ndaj ndaj atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e natyrës është tërësisht pozitiv, por është krejtësisht e papranueshme që kjo të shfrytëzohet si burim piari (PR, Public Relations)", - tha Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me qëndrimin e tij personal ndaj aktivistëve të "Greenpeace" në konferencën e madhe për shtyp të së enjtes.

Presidenti shtoi gjithashtu se ai shpreson për të ndërtuar me "Greenpeace" një punë të frytshme të përbashkët.

"Përsa i përket zhurmës e bujës rreth anijes "Arctic Sunrise", nuk e kam ngritur unë atë. Atë e ngritën mediat me iniciativën dhe nxitjen e atyre që shkelën ligjin", - tha Presidenti. "Nuk përjashtohet mundësia që aktivistët e "Arctic Sunrise" të kenë marrë porosi (urdhër) për të minuar punën e eksplorimit nga Rusia të shelfit të saj Arktik. Për ne kjo është një çështje mjaft serioze", - tha Putin.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj, se çfarë rezultatesh pret Rusia në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë, deklaroi se misioni i Rusisë, si vendit pritës, në radhë të parë, është t’i sjellë gëzim gjithë sportdashësve nga të gjitha vendet.

"Natyrisht, ne presim fitore prej sportistëve tanë", - shtoi Presidenti. "Por unë do të përmbahem dhe nuk do të përmend numrin e medaljeve dhe pikëve të tyre. Është e nevojshme që sportistët tanë të demonstrojnë talentin dhe karakterin e tyre të fortë", - theksoi ai.

"Unë personalisht nuk e njoh Snowden dhe nuk jam takuar kurrë me të", - tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur pyetjes, e cila iu drejtua atij, në lidhje me ish-agjentin e CIA-s, Edward Snowden, gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

"Ai ka idetë e tij, përfytyrimin e vet për jetën dhe unë nuk e fsheh aspak se Snowden është një person mjaft interesant për mua. Unë mendoj se ai ka arritur të ndryshojë shumë gjëra në mendjet e politikanëve perëndimorë. Ai është i ri, njeri kurioz. Ai ka punët e tij, unë kam të mijat. Ne i dhamë atij mundësinë për të jetuar njëfarë kohe në vendin tonë, por nuk duam të angazhohemi në propagandën anti-amerikane. Në planin operativ ne nuk punojmë me të dhe nuk kemi punuar kurrë", - tregoi Presidenti.

"Unë nuk kam ndërmend të kritikoj vlerat perëndimore, për mua është e rëndësishme që të mbroj qytetarët e Rusisë nga sjellja mjaft agresive e disa grupeve të caktuara shoqërore të cilat, për mendimin tim, jo vetëm që sillen thjesht ashtu siç u teket atyre, por dhe në mënyrë qëllimsynuese u imponojnë të tjerëve pozitën e vet", - deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

"Rusia është vend me një kulturë mjaft të thellë të lashtë. Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje vlerave tradicionale ruse, pa të cilat shoqëria degradon. Ne duhet të rikthehemi tek ato dhe mbi këtë bazë të avancojmë përpara. Kjo është një qasje konservatore, por ajo nuk pengon zhvillimin", - theksoi Presidenti.

Dislokimi i objekteve të sistemit evropian të mbrojtjes antiraket përbën një rrezik kërcënues real për Rusinë dhe, për këtë arsye, vendi është thjesht i detyruar për të reaguar ndaj kësaj situate, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin sot gjatë konferencës së madhe për shtyp në Moskë.

Një nga opsionet e mundshme të kundërpërgjigjes ndaj këtyre veprimeve është vendosja e komplekseve taktiko-operative raketore "Iskander" në rajonin e Kaliningradit të Federatës Ruse, vuri në dukje Presidenti.

"Por komplekset "Iskander" nuk janë mënyra e vetme për t’u mbrojtur dhe për të reaguar, ato janë vetëm një prej elementeve të përgjigjes së mundshme. Edhe pse në segmentin e vet "Iskander" është një nga armët më të efektshme në botë", - tha Putin.

 

Arsyeja për marrjen e vendimeve në lidhje me uljen e çmimit të gazit për Kievin dhe vendosjen e mjeteve të Fondit Kombëtar të Mirëqenies në eurobonot ukrainase ishte dëshira e mirë për të ndihmuar vendin vëllazëror dhe popullin vëllazëror të ndodhur në situatë të vështirë, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin gjatë konferencës së madhe për shtyp.

"Sot ne shohim se Ukraina ndodhet në një pozitë tejet të vështirë - në aspektin ekonomik, politik dhe atë shoqëror. Dhe në qoftë se ne themi me të vërtetë se ky është një komb vëllazëror, atëhere duhet të bëjmë atë që do të bënim për të afërmit tanë më të ngushtë dhe ta mbështesim atë në këtë situatë të vështirë", - deklaroi Putin.

Përveç kësaj, Presidenti rus theksoi se vendet e treta nuk duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet e Rusisë dhe Ukrainës dhe të diktojë kushtet e tyre, sipas të cilave duhet të zhvillohen këto marrëdhënie.

Filloi konferenca e madhe për shtyp e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Këtë vit për pjesëmarrje në evenimentin në fjalë janë akredituar më shumë se 1.300 gazetarë rusë dhe të huaj.

Për Kryetarin e shtetit ky është tashmë takimi i nëntë në këtë format. Dhe, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, mund të thuhet me siguri të plotë se pyetjet që do t’i drejtohen Presidentit rus sot do të jenë nga më të ndryshmet: do të preken çështjet më të rëndësishme dhe më aktuale të politikës së brendshme dhe të jashtme, do të ketë pyetje që kanë të bëjnë me sferën sociale dhe ekonominë.

Takime të tilla joformale me gazetarët kanë marrë emrin "Konferenca e madhe e shtypit". Në to, si rregull, përmblidhen rezultatet e vitit politik. Presidenti nuk i kufizon gazetarët as në temat e pyetjeve, që i drejtohen atij, dhe as në kohën e komunikimit me të. Konferenca e vjetshme për shtyp është mbajtur më 20 dhjetor të vitit 2012 dhe zgjati ajo 4 orë e 30 minuta.