Blerësit janë tashmë të pamjaftueshëm për të gjithë - ekonomia nuk po shënon rritje, gjithçka parathotë një valë të re krize, ndërsa shitjet po bien në mënyrë drastike. Madje as zbritje tradicionale të çmimeve në prag të festave të fundvitit - Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri - këtë vit në sallonet ruse të shitjes së automobilave nuk do të ketë.

Deri në fund të vitit, thonë ekspertët, në Rusi do të shiten 2.6 milionë makina të reja - 6% më pak se një vit më parë. Në vitin 2014 rënia e shitjeve do të vazhdojë.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Agjencisë analitike "Autostat", çmimi mesatar i automobilave në Rusi është në rritje. Tani ai rezulton të jetë 20.000 euro.