Sipas konfirmimit të Agjencisë Reuters, e cila citon burimin e vet në udhëheqjen e Koalicionit Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionare të Sirisë, pikërisht për këtë dhe u bë fjalë në takimin e "Grupit të Miqve të Sirisë" më 13 dhjetor.

Sipas mendimit të burimit, vendet që mbështesin opozitën faktikisht kanë vënë në dukje se synojnë për ruajtjen e pushtetit në duart e Bashar Al-Assadit, për shkak se në Siri po rritet ndikimi i islamistëve radikalë, duke përfshirë edhe qelizat në shtim e sipër të "Al-Qaeda-s". Perëndimi është i shqetësuar se Siria mund të shndërrohet në një "qendër të xhihadit global".