Ai vuri në dukje se Rusia është e gatshme, nëse do ta lypë nevoja, për të siguruar mbështetje financiare suplementare për operacionin e largimit të armëve kimike nga Siria.

"Ajo mund të marrë pjesë gjithashtu në ofrimin e sigurisë gjatë kohës së ngarkimit të armëve kimike në port (në Siri) dhe gjatë transportimit të ngarkesës toksike në ujërat territoriale siriane", - shtoi Kreu i ONAK-ut.