Demonstratat kanë filluar në Itali që më 9 dhjetor. Protestat më të dhunshme u zhvilluan javën e kaluar në Torino. Demonstruesit hodhën mbi efektivët e policisë bomba tymuese, petarde artizanale, gurë dhe vezë. Në përgjigje ruajtësit e rendit u detyruan të përdornin kundër tyre gaz lotsjellës. Janë arrestuar më shumë se 50 persona. Dhjetra policë u plagosën.