Merkel shprehu keqardhjen e vet në lidhje me faktin e refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në nga ana e Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç. Kancelarja gjermane, megjithatë, bëri thirrje për të mos e vënë Ukrainën përpara zgjedhjes së detyruar "ose këtë - ose atë".

"Nuk duhet çuar kurrsesi puna deri në atë pikë (situatë), kur vendi, i cili ndodhet në mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian, të detyrohet të marrë vendimin principial se në anën e kujt të kalojë - të këtij apo atij partneri", - theksoi Kryetarja e qeverisë së Gjermanisë.