Rezoluta i bën thirrje autoriteteve dhe opozitës të Ukrainës të tregohen më të përmbajtura dhe të angazhohen në dialog me synimin për një zgjidhje paqësore të krizës. "Në rast vazhdimi të përdorimit të forcës nga ana e autoriteteve kundër demonstruesve paqësorë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan mund të marrë në shqyrtim mundësinë e aplikimit të sanksioneve kundër atyre që urdhëruan përdorimin e forcës ose që kanë qenë të përfshirë në zbatimin e saj", - thuhet në rezolutë.