Presidenti më 9 dhjetor dorëzoi për shqyrtim në Dumën Shtetërore të Rusisë projektin e amnistisë, të përgatitur nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Atij i janë bashkëngjitur më shumë se 50 amendamente, shumicën e të cilave komisioni përkatës i rekomandoi për refuzim.

Kryetari i Komitetit për legjislacionin penal, Pavell Krasheninnikov, i bëri thirrje botimeve "Gazeta Parlamentare" (russ. "Парламентская газета") dhe "Gazeta Ruse" (russ. "Российская газета") për të publikuar sa më shpejt të jetë e mundur dokumentin dhe vuri në dukje se Duma Shtetërore nxitoi për ta miratuar atë me qëllim që amnistia të hyjë në fuqi në afate maksimalisht të shkurtra kohore.