Kliçko po luan aktualisht një rol udhëheqës në aksionet masive të protestës që po vazhdojnë në Ukrainë. Qindra mijëra demonstrues janë duke kërkuar nga Presidenti i Ukrainës nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Gjatë kohës së në daljes së vet në ringun e boksit profesional Vitali Kliçko ka korrur 45 fitore dhe vetëm në dy ndeshje është mundur.

Këshilli Botëror i Boksit deklaroi se Kliçko do të mund të rifillojë karrierën e tij në boks në çdo kohë - atij do t’i rezervohet e drejta për t’u ndeshur me çdo boksier që do të meritojë rripin e kampionit.