Përveç kësaj, rreth 20.000 artikuj janë zhdukur nga faqja e gazetës zyrtare të Partisë së Punës të Koresë së Veriut - "Rodong Sinmun".

Kjo është fshirja më masive e materialeve në historinë e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK).

Me sa duket nga të gjitha, autoritetet e Koresë së Veriut kanë ndërmend të heqin të gjitha referencat në media që kanë të bëjnë me xhaxhain e Kim Jong-Yun - Jang Song-Thaek, i cili u ekzekutua në bazë të akuzave për organizim të një komploti me qëllim të realizimit të grushtit të shtetit në vend. Në këtë mënyrë Kim Jong-Yun po përpiqet të afirmojë veten si udhëheqës i vetëm i vendit.