Sipas informacionit të mediave turke, janë arrestuar djemtë e Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Ekonomisë dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Urban.

Të arrestuarit janë akuzuar për mitëmarrje gjatë zhvillimit të tenderëve publikë.

Qeveria e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan më parë ka premtuar zhvillimin e një lufte mjaft të ashpër kundër korrupsionit në vend.