Hyri në fuqi aktvendimi i gjykatës, i cili e njohu ish-zyrtarin e lartë të Rajonit të Moskës, Lev Lvov, fajtor për tentativë ryshfetmarrje të një shume të madhe.

"Gjykata e ka dënuar atë me një gjobë prej 950 milionë rubla. Personi bashkëfajtor me të - Igor Komarov - duhet t’i paguajë shtetit 500 milionë rubla", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse.

Sipas të dhënave të hetuesve, Lev Lvov i ka kërkuar një kompanie ndërtimi 1 milion $ për dhënien e lejes të vënies në shfrytëzim të një godine banimi (pallati).