"Irani vazhdon të besojë se kontrata për furnizimin e armëve mbrojtëse, e cila është nënshkruar prej kohësh, është plotësisht e ligjshme. Në përputhje me kushtet e saj, sistemet duhet të furnizohen në vend", - deklaroi sot Sanaei.

Kontrata për furnizimin e Iranit me sistemet raketore "S-300" është nënshkruar në fund të vitit 2007, por në vitin 2010 Rusia ka refuzuar furnizimin e tyre këtij vendi në lidhje me miratimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit, që ndalonin vënien në dispozicion të armatimeve të avancuara bashkëkohore Teheranit.