Siç është raportuar nga mediat e Koresë së Jugut, që citojnë një burim në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, situata në Phenian është fort e tensionuar. Agjentët e shërbimit të inteligjencës dhe ushtarakët u kontrollojnë njerëzve kaq shpesh dokumentet në rrugë, "saqë është e vështirë për të lëvizur madje edhe njëqind metra pa ndalesa". Hyrja në qytet për koreanoveriorët pa pasaportizim (regjistrim) në kryeqytet është rreptësisht e ndaluar.

Atmosfera e mbizotërimit të frikës dhe dyshimit është rritur ndjeshëm pas ekzekutimit të xhaxhait të Kim Jong-Yun, të akuzuar për tentativë të marrjes së pushtetit. Koreanoveriorët presin "spastrime" dhe rritjen e represionit.