Mbi ekzistencën e kësaj baze të dhënash u bë e ditur pas publikimeve demaskuese të dokumenteve të klasifikuara prej ish-oficerit të NSA-së, Edward Snowden, i cili tani fshihet në Rusi.

Gjykatësi deklaroi se shërbimet sekrete kanë mbledhur informacion mbi bisedat telefonike në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë dallim. Ai vendosi se në këtë mënyrë prej tyre është shkelur ndalimi, i përforcuar në Kushtetutën amerikane, për ndërmarrjen e bastisjeve, kontrolleve të pajustifikuara, të paarsyeshme.