Nga refugjatët kërkohet respektimi i të gjitha ligjeve të vendit (duke përfshirë edhe rregullat e qarkullimit rrugor), bashkëpunimi me autoritetet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me statusin e tyre.

Gjithashtu refugjatët nuk duhet të "shqetësojnë, të trembin apo të ngacmojnë" askënd dhe të marrin pjesë në "aktivitete antisociale ose të tilla që prishin rendin publik". Shkelësve të Kodit të Sjelljes autoritetet e vendit mund t’i privojnë vizën ose t’i presin ndihmën financiare.

Kodi i Sjelljes ka shkaktuar kritikën e opozitës, e cila e ka quajtur atë diskriminues dhe si të tillë që "fyen idealet e një shoqërie të drejtë dhe demokratike".