Të shtunën anëtarët e koalicionit të ri qeverisës - SPD dhe blloku demokristian CDU/CSU - njoftuan mbi shpërndarjen e portofoleve ministrore në mes të partive.

Në krye të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes tradicionalisht qëndrojnë persona civilë. Megjithatë një femër tani merr për herë të parë postin udhëheqës të departamentit të mbrojtjes. Përkatësisht profesionit të vet Ursula von der Leyen është mjeke.