Në të njëjtën kohë palët ranë dakord që të fillojnë negociatat për lehtësimin e rregullit të hyrjes së shtetasve turq në zonën Shengen. Kjo mund të ndodhë që në fillim të vitit 2017. Nënshkrimi i marrëveshjes për readmisionin ka qenë një nga kushtet kyçe për lehtësimin e rregullave të hyrjes së turqve në Evropë.

Negociatat mbi këto dy marrëveshje kanë vazhduar për disa vjet. Ankaraja për një kohë të gjatë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen mbi readmisionin.