Pasi u zhvendos disa metra nëpër sipërfaqen e Hënës Rover-i hënor kinez fotografoi modulin e aterimit, i cili, nga ana e vet, ka fiksuar në foto "Lepurin ngjyrë nefriti" (emri zyrtar i eksploruesit (Rover) robotik hënor).

Në fotografitë e Rover-it hënor duket qartë flamuri kinez. Autoritetet në Pekin nxituan të deklarojnë se misioni hënor u plotësua me sukses të plotë.