"Fjalë bëhet (në marrëveshjen e koalicionit) për lehtësimin e regjimit të vizave, të cilin ne do të dëshironim ta stimulonim, ta nxisnim, si dhe për marrëveshjen e re midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Ne duam që në këtë të fundit të arrihet një progres i dukshëm", - tha Ambasadori gjerman në një konferencë për shtyp në Moskë.

Ambasadori Ulrich Brandenburg shtoi se autoritetet gjermane do të dëshironin të zgjeronin partneritetin ekzistues për modernizimin me Rusinë.