Sipas fjalëve të Kreut të departamentit të NSA-së, përgjegjës për parandalimin e rrjedhjes se informacionit, kjo do të jetë e mundur në qoftë se Snowden do të rreshtë së bëri publike informatat e klasifikuara disponuese.

Rick Ledgett, i cili merret me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara Agjencisë nga rrjedhjet e informacionit prej Snowden, deklaroi për kanalin televiziv CBS se ai mund të pranojë ndonjë ujdi për faljen e Edward Snowden.

Por Shefi i NSA-së, Gjenerali Keith Alexander, del kategorikisht kundër faljes së ish-oficerit të tij.