Sipas fjalëve të zyrtarit, pa huamarrje të jashtme Kievi nuk do të jetë në gjendje për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Bjellousov nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së vendimit për akordimin e mjeteve financiare më 17 dhjetor, gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç në Rusi. Madhësia e kredisë së presupozuar nuk u përmend nga Asistenti i Presidentit të Rusisë.

Agjencia Bloomberg, duke cituar burimet e saj, njoftoi se Ukraina është duke negociuar aktualisht me Rusinë për një kredi prej 15 miliardë $. Sipas të dhënave të kompanisë, 5 miliardë $ Ukraina mund t’i marrë që para fundit të vitit 2013.