"Presidenti theksoi edhe një herë pandryshueshmërinë e kursit të integrimit evropian të Ukrainës", - njoftohet në faqen e Internetit të Viktor Janukoviç pas takimit me anëtarët e Senatit të SHBA-së John McCain dhe Chris Murphy.

Më parë këta senatorë kanë paraqitur në Senat një projekt-rezolutë, e cila parashikon aplikimin e sanksioneve ndaj atyre personave që janë përfshirë në ushtrimin e dhunën kundër demonstruesve në Kiev.