Gazeta "Corriere della Sera" njofton, duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, se atje substancat toksike kimike siriane do t’i presë ngarkimi në një anije amerikane, në të cilën më pas këto substanca dhe do të shkatërrohen.

Është e paqartë tani për tani se në çfarë porti do të pritet ngarkesa e rrezikshme. Fjalë bëhet, me propabilitet të madh, për një nga portet e Siçilisë ose Sardenjës.

Armët kimike siriane është planifikuar të largohen nga porti i Latakia jo më vonë se sa 5 shkurti i vitit 2014 dhe shkatërrimi i tyre deri më 30 qershor, me përjashtim të isopropanol-it të përdorur në prodhimin e gazit Sarin.